Fillon projekti Forest Fire Struga, i financuar në kuadër të Mekanizmit për mbrojtje civile të bashkimit Evropian
- Ngjarje fillestare nga projekti Forest Fire Struga (FFS) do të organizohet sot në Shkup, kumtoi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, e cila është kooridnuese e projektit.
Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Ngjarje fillestare nga projekti Forest Fire Struga (FFS) do të organizohet sot në Shkup, kumtoi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, e cila është kooridnuese e projektit.
"Projekti Forest Fire Struga (FFS) është i financuar në kuadër të Mekanizmit për mbrojtje civile të Bashkimit Evropian (UCPM) me qëllim të përforcimit të kapaciteteve për përballje me zjarret pyjore, bashkëpunimit tejkufitar dhe përmirësimit të gatishmërisë operative", kumtoi DMSH.
Në ngjarje do të prezantohen qëllimet dhe aktivitetet e projektit, rolet e partnerëve, trajnimet dhe stërvitjet e planifikuara dhe rezultatet dhe përfitimet e pritura. ab/
Foto: МIА arkivi