Fillon Forumi ekonomik Delfi në Greqi - Marrin pjesë ministrja Bozhinovska dhe zëvendës-shefi i diplomacisë Dimitrovski
- Me titullin "Tronditja e të resë", me pjesëmarrje të 1.200 folësve - 760 nga Greqia dhe 440 nga vendet e huaja, ndër të cilat edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Zoran Dimitrovski me mbi 200 dikutime të planifikuara, në qytetin malor grek me rëndësi antike dhe historike Delfi nga sot deri të shtunën mbahet Forumi i 11-të ekonomik, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Delfi, 22 prill 2026 (MIA) - Me titullin "Tronditja e të resë", me pjesëmarrje të 1.200 folësve - 760 nga Greqia dhe 440 nga vendet e huaja, ndër të cilat edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Zoran Dimitrovski me mbi 200 dikutime të planifikuara, në qytetin malor grek me rëndësi antike dhe historike Delfi nga sot deri të shtunën mbahet Forumi i 11-të ekonomik, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Forumi saktë në mesditë do të hapet në mënyrë solemne nga presidenti i Greqisë, Konstantinos Tasulas, presidenti i Estonisë, Alar Karis dhe Princi Alberti nga Monako, ndërsa në konferencën katër-ditore do të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, kryeministri grek Kirjakos Micotakis, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prokurorja evropiane Laura Koveshi, përfaqësues të BE-së, ministra të jashtëm, si dhe ministra nga qeveria greke.
Në konferencën për shtyp në Athinë në prag të forumit, themeluesi dhe kryetari i Delfi forum, Simeon Comokos, dhe nënkryetari Janis Tomatis prezantuan detajet e konferencës vjetore, e cila do të mbulojë pesë fusha tematike: gjeopolitikën dhe sigurinë ndërkombëtare; krizën klimatike dhe energjinë; ekonominë dhe zhvillimin e qëndrueshëm; teknologjinë; si dhe njerëzit dhe shoqërinë.

Si çdo vit, gjithashtu edhe tani, fokusi do të jetë në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e rajonit, ndërsa në ditën e parë të forumit, kjo temë do të diskutohet nga shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i integrimit Evropian të Serbisë, Nemanja Staroviq, zëvendësministri për Çështjet e BE-së të Malit të Zi, Ivan Ivanishviq, dhe ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në Greqi, Dragan Vukoviq.
Energjetika është një tjetër temë që ka qenë pjesë e pandashme e forumit në vitet e fundit, ndërsa një nga diskutimet në panel do të marrë pjesë ministrja e Energjetikës, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, së bashku me ministrin e Energjetikës së Bullgarisë, Trajço Traikov, të dërguarin e posaçëm për Integrimin e energjetikës nga Ministria e Energjetikës së SHBA-së, Xhoshua Vollc, kryetarin dhe drejtorin ekzekutiv të grupit Aktor, dhe drejtorin ekzekutiv të Atlantic SEE LNG Trade, Aleksandros Eksarhu.

Organizimi i këtij viti, me titullin kryesor "Tronditja e resë" („The Shock of the New“) përqendrohet në realitetin e ri që po formësohet nga ndryshimet e shpejta të viteve të fundit: nga konfliktet ushtarake në Iran dhe Ukrainë dhe ekuilibrat e rinj gjeopolitikë që po formohen, deri te sfidat energjetike dhe ndryshimet e thella që depërtimi i inteligjencës artificiale sjell në ekonomi, biznese dhe shoqëri.
"Forumi do të fokusohet në fushat kryesore: nga gjeopolitika e energjetikës dhe krijimi i rrjeteve të reja të transmetimit deri te përforcimi i ndërlidhjeve në Evropën Juglindore. Theks i veçantë do t'i kushtohet ndërtimit të sistemeve energjetike elastike, të cilat sigurojnë stabilitet ndaj sfidave dhe krizave të ardhshme", kumtuan organizatorët në lidhje me temat që lidhen me energjetikën.

Forumi Ekonomik Delfi është një organizatë e pavarur, jofitimprurëse me karakter ndërkombëtar, ku takohen çdo vit figura prestigjioze nga ekonomia, politika dhe akademia, ndërsa qëllimi është të paraqesë një kornizë realiste qëllimesh dhe aktivitetesh, të kërkojë politika për të adresuar sfidat globale dhe për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për çështje komplekse, si dhe të promovojë ide inovative për rritje të qëndrueshme dhe konkurruese për Evropën dhe rajonin më të gjerë të Mesdheut Lindor.
Sikur edhe në vitet e kaluara, kështu edhe këtë vit MIA do ta ndjekë Forumin ekonomik Delfi. mb/
Foto: MIA