• петок, 21 февруари 2025

Fillon bojkoti dyditor i supermarketeve në Malin e Zi

Fillon bojkoti dyditor i supermarketeve në Malin e Zi

Podgoricë, 7 shkurt 2025 (MIA) - Grupi qytetar Alternativa, organizator i bojkotit të blerjeve në Mal të Zi u bëri thirrje qytetarëve që sot dhe nesër të mos shkojnë nëpër supermarkete të mëdha, për të detyruar pronarët e tyre të ulin çmimet.

"U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të mos blejnë asgjë në megamarketet më 7 dhe 8 shkurt. Nëse duhet të merrni ushqime bazë, blini ato në tregje të vogla lokale. Le të mbështesim ata që janë me ne, ndërsa jo ata të cilët na grabitin! Ky është zëri i popullit", ka shkruar në Fejsbuk.

Paralajmëruan se të hënën do të marrin vendim se cili zinxhir tregtar do ta bojkotojnë për shtatë ditë.

"Vendimin do ta marrin qytetarët përmes anketës", thuhet në publikimin e Alternativës në Fejsbuk. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан