Fillojnë punimet ndërtimore në bulevardin "Maqedonia", faza e parë nga katër duhet të përfundojë brenda 90 ditësh
- Sot filluan aktivitetet ndërtimore në bulevardin "Maqedonia", të cilat pritet të zvogëlojnë trafikun. Do të zbatohen katër faza, e para prej të cilave duhet të përfundojë për 90 ditë.
Shkup, 1 shkurt 2026 (MIA) - Sot filluan aktivitetet ndërtimore në bulevardin "Maqedonia", të cilat pritet të zvogëlojnë trafikun. Do të zbatohen katër faza, e para prej të cilave duhet të përfundojë për 90 ditë.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha në një deklaratë për mediat se procedura e tenderit për fazën e dytë pritet të fillojë javën e ardhshme.
"Ja ku jemi në fillim të aktiviteteve ndërtimore në bulevardin "Maqedonia", diçka për të cilën flitet me vite, po fillojmë me hapin e parë nga katër. Afati i ndërtimit është 90 ditë, dhe javën tjetër do të fillojmë procedurën e tenderit për fazën e dytë. Besoj se menjëherë pas përfundimit të fazës së parë, do të fillojmë zbatimin e fazës së dytë", tha Gjorgjievski.
Ai shpreson që ndërtimi i plotë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij. sa/
Foto: Printskrin