• петок, 15 мај 2026

Filloi "Trojan Footprint 26" në poligonin Krivollak - stërvitja më e madhe e NATO-s për forcat speciale në Evropë

Filloi

Shkup, 11 maj 2026 (MIA) - Me akitivitete të poligonit të ARM-së "Krivollak" sot zyrtarisht filloi stërvitja ushtarake ndërkombëtare "Trojan Footprint 2", stërvitja më e madhe e NATO-s për forcat speciale që po mbahet në Evropë, njoftuan nga Armata.

Stërvitja do të zgjasë deri më 22 maj të vitit 2026 dhe do të realizohet në disa lokacione nëpër Evropë. Në poligonin "Krivollak" krahas pjesëtarëve të forcave speciale të Armatës, marrin pjesë edhe njësite speciale të Forcave të armatosura të SHBA-së, Mbtrerësisë së Bashkuar dhe Zvicrës.

Në kuadër të "Trojan Footprint 2" janë angazhuar mbi  3.000 anëtarë të forcave speciale nga vendet aleate dhe partnere të NATO-s me qëllim promovimin e ndërveprimit, forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe rritjen e aftësive të veprimit të përbashkët.

Batalioni i Forcave speciale "Ujqërit" po merr pjesë gjithashtu me dy ekipe në Republikën e Greqisë, ku do të kryhet një rivlerësim i ekipeve në përputhje me procedurat e NATO-s SOFEVAL. mb/

Foto: ARM

Остани поврзан