Fillkov: Propozim-ligji për Këshillin e prokurorëve publikë përfaqëson një nga shtyllat kryesore në reformën e sistemit gjyqësor
- Propozim-Ligji për Këshillin e prokurorëve publik i cili sot shqyrtohen në lexim të parë, përfaqëson një nga shtyllat kryesore në reformën e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit, theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov para anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Propozim-Ligji për Këshillin e prokurorëve publik i cili sot shqyrtohen në lexim të parë, përfaqëson një nga shtyllat kryesore në reformën e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit, theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov para anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.
Ministri Fillkov informoi se ligji ka marrë mendim pozitiv edhe nga Komisioni i Venecias me disa rekomandime të cilat janë përfshirë në Propozim-ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë.
"Ky Ligj është pjesë e një pakete më të gjerë reformuese dhe ka për qëllim të adresojë dobësitë e identifikuara në funksionimin e Prokurorisë Publike dhe strukturave të saj drejtuese, si dhe të sigurojë përputhshmëri me standardet dhe rekomandimet evropiane. Propozim-ligji për Këshillin e prokurorëve publikë së bashku me Propozim-ligjin për prokurorinë publike u dërguan për vlerësim te Komisioni i Venedikut, i cili dha një opinion pozitiv me disa rekomandime. Të gjitha rekomandimet janë inkorporuar në propozim-ligj. Edhe pse nuk ekziston një model i vetëm për Këshillin e prokurorëve publikë në Evropë", tha ministri Fillkov, megjithatë qëllimi ynë ishte të krijonim një model që do të jetë në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe do të përmbushë nevojat tona institucionale.
Ministri i Drejtësisë në fjalimin e tij para anëtarëve të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive theksoi se miratimi i këtij projektligji do të nënkuptojë realizimin e një hapi nga agjenda reformuese në fushën e sundimit të ligjit.
Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive miratoi Propozim-ligji për Këshillin e prokurorëve publikë dhe e dërgoi për lexim të mëtejshëm në Kuvend. Në mbledhjen e sotme, në funksionin e Propozim-tligjit të propozuar për prokurorët publikë, komisioni parlamentar kompetent vendosi të organizojë një debat publik, i cili sipas përfundimit të komisionit do të mbahet në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm. qa.
Foto: Printskrin