• петок, 15 мај 2026

Fillkov: Pres transparencë dhe përgjigje nga PTHP NKOK në bazë të cilave argumente është ndaluar hetimi për mazutin

Fillkov: Pres transparencë dhe përgjigje nga PTHP NKOK në bazë të cilave argumente është ndaluar hetimi për mazutin

Shkup, 13 maj 2026 (MIA) - Vendimi për ndalimin e hetimit për furnizimin e mazutit është edhe një goditje ndaj besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor. Në kohë kur opinioni pret spastrim të dyshimeve për krimin milionësh dhe keqpërdorimet, morëm porosi se lëndë të interesit të lartë publik mbyllen pa epilog të plotë, thotë ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov në reagimin për ndalimin e hetimit për furnizimin e mazutit në TEC "Negotinë".

"Si ministër i Drejtësisë, konsideroj se ky vendim duhet urgjentisht të rishqyrtohet. Pres transparencë të plotë nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përgjigje të qarta në bazë të cilave fakte dhe argumente është sjellë një vendim i tillë. Njëkohësisht pres Këshilli i prokurorëve publik dhe isntitucionet kompetente të hapin çështje për përgjegjësinë e Islam Abazit, sepse vendimet e këtilla e minojnë besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor", theksoi Fillkov. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан