• сабота, 16 мај 2026

Fillimi zyrtar i Tregut brenda ditës

Fillimi zyrtar i Tregut brenda ditës

Shkup, 6 maj 2026 (MIA) - Operatori kombëtar i tregut të energjisë elektrike - MEMO SHPKNJP Shkup sot edhe zyrtarisht do ta shënojë fillimin e Tregut brenda ditës (Intraday Market).

Në ngjarje me këtë rast, janë paralajmëruar fjalime të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

Fjalë përshëndetëse do të kenë edhe drejtori i përgjithshëm i MEMO-s, Zoran Gjorgjievski, drejtori i përgjithshëm i SKRR dhe kryetar i Bordit Drejtues të ADEKS, Anzhe Predovnik, si dhe Martin Martinovski, ekspert për energji elektrike dhe statistikë në Bashkësinë Energjetike.

"Me fillimin e Tregut brenda ditës bëhet një hap i rëndësishëm drejt avancimit të funksionalitetit të tregut të organizuar të energjisë elektrike", citojnë nga MEMO. sa/

foto: FB i MEMO

 
 
 
 

Остани поврзан