• четврток, 17 октомври 2024

Filkov: Dokumenti nga Misioni vlerësues i Komisionit Evropian është marrë nga paraardhësi im

Filkov: Dokumenti nga Misioni vlerësues i Komisionit Evropian është marrë nga paraardhësi im

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov në konferencën e sotme për shtyp informoi se dokumenti me rekomandimet nga Misioni vlerësues i Komisionit Evropian është marrë nga ministri i mëparshëm i drejtësisë. Ai theksoi se për këtë është në vijim një procedurë dhe se do të kërkohet përgjegjësi.

"Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria Publike duhet të jenë të lira nga çdo lloj ndërhyrje politike, duke funksionuar vetëm në shërbim të drejtësisë. Këto organe do të reformohen për të funksionuar me integritetin maksimal, me fokus profesionalizmin dhe respektimin e rreptë të shtetit ligjor. Sfidë e madhe në realizimin e këtij aktiviteti është fakti se Ministria e Drejtësisë nuk disponon me dokumentin e lartpërmendur me rekomandimet e Misionit Vlerësues të Komisionit Evropian në lidhje me Këshillin Gjyqësor. Edhe pse dokumenti është informacion i klasifikuar, ai është marrë nga paraardhësi im, prandaj Ministria nuk disponon me të njëjtin", sqaroi Filkov.

Si rezultat i kësaj, ata u detyran të mbështeten në versionet elektronike, vetëm te një pjesë e dokumentit që përmbante ekskluzivisht rekomandimet pa arsyetimet përkatëse dhe shkresën zyrtare të Komisionit Evropian.

Duke iu referua punës së bërë në 100 ditët e para, ministri theksoi se e ka marrë Ministrinë pa pranim-dorëzim dhe me kabinet bosh të dokumentacionit të nevojshëm, po me çadra, bluza, çanta, filxhanë e sende të tjera të sapo blera, secila në sasinë prej më shumë se 200 copë. Faktura për të gjitha këto gjëra ishte në shumë prej 956 mijë denarë, por e papaguar. 

"Gjeta burime financiare seriozisht të zbrazëta. Mungesë të evidencës për marrje dhe përdorim të aparateve celulare, laptopëve dhe skuterëve elektrikë nga ofruesi, gjë që tregon personifikimin e paraardhësit tim në institucionin - Ministria e Drejtësisë. Park vozitës jofunksionale Dhe lirisht mund të them funksionalitet i shkatërruar i vetë Ministrisë", tha Filkov.

Ai shtoi se ka gjetur sektore rajonale të Ministrisë në Shkup plotësisht të zbrazëta, ndërsa në pjesën qendrore dhe lindore të vendit ka shumë raste të papërpunuara për ndihmë juridike falas dhe kushte joadekuate të punës.

"Në të kundërt të kësaj, sektoret rajonale të Ministrisë në qytete të caktuara kanë dhjetëra punonjës dhe një numër të vogël rastesh për ndihmë juridike falas. Kjo tregon për irracionalitetin e skajshëm në krijimin e politikës së punësimit në Ministri, e cila cenon rëndë të gjithë konceptin e ndihmës juridike falas në vend. Kjo situatë është konstatuar nga Këshilli i Evropës dhe priten hapa urgjent për të tejkaluar problemet me mungesën e punëtorëve për ndihmë juridike falas", nënvizoi Filkov. ls/

Foto: Printskrin/Qeveri

Video: Qeveri 

 

Остани поврзан