• петок, 15 мај 2026

Filipçe: Është e domosdoshme të vazhdojnë reformat dhe të fillojnë negociatat me BE-në, ndërkaq kjo arrihet me ndryshime kushtetuese

Filipçe: Është e domosdoshme të vazhdojnë reformat dhe të fillojnë negociatat me BE-në, ndërkaq kjo arrihet me ndryshime kushtetuese

Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp i bëri vërejtje minsitrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski se fillimisht e ka heshtur takimin me ministren bullgare të Punëve të Jashtme, Velisllava Petrova-Çamova, ndërkaq kur informatat kanë dalë në mediumet evropiane, ka thënë se ai ka qenë vetëm një këmbim i shkurtë i fjalëve.

Ai shtoi se prëfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Kaja Kallas, dje gjithashtu i dërgoi porosi se Brukseli është i gatshëm t'i mbështesë vendet e rajonit, por se në të njejtën kohë priten edhe reforma, ndërsa eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos porositi se në Bashkimin Evropian ka vend për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por se suksesi varet nga reformat e zbatuara të vendeve kandidate.

Kreu i LSDM-së theksoi se nuk ka patriotizëm më të madh se njohja dhe konfirmimi i identitetit dhe gjuhës maqedonase në kuadër të BE-së, si dhe se pushteti tregon gënjeshtra edhe për pakicat, të cilat, siç tha, janë çështje evropiane dhe e prëforcojnë identitetin maqedonas.

Ai shtoi se pa atë nuk ka vazhdim të negociatave me BE-në dhe theksoi se konsideron se reformat, drejtësia dhe Evropa është rruga e vërtetë përpara për shtetin dhe për qytetarët.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se ai është në anën e Maqedonisë evropiane, ndërkaq interes i vërtetë për qytetarët është të vazhdojnë reformat dhe të hapen negociatat me BE-në, ndërkaq kjo, shtoi, arrihet me ndryshimet kushtetuese.

Ai tha se në kornizën negociuese në mënyrë të qartë është njohur gjuha maqedonase dhe zyrtarisht është nënshkruar marrëveshje në gjuhën maqedonase, e me atë përforcohet identiteti sepse futen pakicat dhe bëhet dallimi i qartë mes popullit maqedonas dhe pakicave të tjera.

Filipçe tha se ai propozon të bëhen ndryshimet kushtetuese, ndërsa asnjëherë të mos negociohet për identitetin dhe gjuhën dhe tha se kjo mund të ceket në rezolutë. ab/

Foto: Printskrin

Остани поврзан