• сабота, 16 мај 2026

Filipçe: Sot po keqpërdoret emri, figura dhe vepra e Goce Dellçevit

Filipçe: Sot po keqpërdoret emri, figura dhe vepra e Goce Dellçevit

Shkup, 4 maj 2026 (MIA) - Me rastin e përvjetorit të vdekjes së revolucionarit maqedonas, Goce Dellçev, kryetari i Lidhjes socialdemorkate të Maqedonisë (LSDM), Venko FIlipçe, sot dërgoi porosi politike dhe kritika drejt VMRO-DPMNE-së duke e akuzuar partinë për keqpërdorim të emrit, figurës dhe veprës së Dellçevit.

Filipçe në paraqijen e tij theksoi se GOce Dellçev ka luftuar për një Maqedoni të lirë dhe të drejtë, përderisa kryesia e sotme e VMRO-DPMNE-së, siç tha, e ka shndërruar shtetin në pre të korrupsionit.

"Për fat të keq, sot emri i tij keqpërdoret nga ana e VMRO-së - organizatë e cila paraqitet si "trashëguesja" e tij, ndërkaq në të vërtetë është grup kriminal i kryesuar nga shefi i mafies, Hristian Mickoski. Goce Dellçev luftoi kundër padrejtësisë dhe pushtetit të huaj. VMRO-ja e sotme lufton për tenderë, mbrojtje të kriminelëve dhe për pasaporta bullgare në xhepa", deklaroi Filipçe.

Sipas tij, politikat e kryesisë aktuale të VMRO-DPMNE-së janë në kundërshtim të plotë me idelaet e revolucionarit maqedonas.

"Goce Dellçev luftoi për një Maqedoni të lirë dhe të drejtë. VMRO-ja e sotme e shndërroi shtetin në prem ndërkaq qytetarët në pengje të korrupsionit dhe pushtetit të vet. Nëse Goce Dellçev sot do të ishte gjallë, do të turpërohej nga ata që thirren në emrin e tij derisa shkatërrojnë gjithçka për çka luftonte ai. Ai personalisht do të luftonte kundër Mickoskit, kundër këtij grupi kriminel VMRO dhe tërë asaj që ata paraqesin", theksoi Filipçe.

U dërgoi porosi edhe qytetarëve ku paralajmëroi vazhdim të luftës politike për demokratizim të shoqërisë.

"Ne nga LSDM e shënojmë përvjetorin e vdekjes së kolosit Goce Dellçev me respekttë thellë ndaj idesë së tij - një Maqedoni e lirë dhe e drejtë. Në nder të luftës së Goce Dellçevit, qytetarët i porosisim: së shpejti vjen koha e drejtësisë dhe përgjegjësisë dhe disa kohë dhe ideale më të mirë për të cilat luftoi Goce Dellçev. LSDM vazhdon me luftën e tij të përbashkët me qytetarët për kthimin e pushtetit në duart e popullit, për një Maqedoni demokratike dhe evropiane - vend të drejtë dhe të lirë siç e dëshironte Goce Dellçevi", porositi Filipçe. ab/

Foto: МIА

 

Остани поврзан