Filipçe: Qeveria ka agjendë anti-evropiane
- Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it tashmë dy vite punon në agjendë anti-evropiane dhe nuk ka kurfarë qëllimi ta lëvizë shtetin drejt Bashkimti Evropian, porositi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në intervistë për televizionin Alsat M, qëndron në kumtesën partiake, të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale.
Shkup, 28 prill 2026 (MIA) - Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it tashmë dy vite punon në agjendë anti-evropiane dhe nuk ka kurfarë qëllimi ta lëvizë shtetin drejt Bashkimti Evropian, porositi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në intervistë për televizionin Alsat M, qëndron në kumtesën partiake, të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale.
"Kjo nuk është asgjë e re, është diçka që kjo qeveri e bën në vazhdimësi tashmë dy vite, e ajo është të punojë në agjendën anti-evropiane. Është e qartë rruga përpara. Është e qartë se çfarë duhet të ndodhë, nga të gjitha institucionet evropiane është thënë qartë. Duhet të ndodhin nfryshimet kushtetuese, të cilat nuk janë kurfarë rreziku për asnjë përcaktim identitar, të futen pakicat dhe më tutje të fillojnë negociatat dhe hapja e kapitujve", tha Filipçe.
Ai vlerësoi se Qeveria nuk po punon as në agjendën reformuese, as në ndryshimet ligjore të cilat duhet ta përforcojnë sistemin dhe ta afrojnë shtetin drejt standardeve evropiane.
Kryetari i LSDM-së potencoi se qeveria punon për interesat ruse në Ballkan.
Kreu i LSDM-së theksoi më tej se rruga evropiane është mënyra e vetme që shteti të zhvillohet dhe t'i hapë fondet evropiane.
Sipas Filipçes, VMRO dhe ZNAM thjeshtë po e terrorizojnë shtetin, e terrorizojnë jurispudencën, vendosin njerëz të vet partiakë, ndërsa kryeministri nga foltorja e partisë apo e Kuvendit apo në opinion u jep urdhra si të punojnë.
Filipçe theksoi se, qasja e këtillë e pushtetit ka pasoja serioze ndah proceseve demokratike dhe marrëdhënieve shoqërore në shtet.
Presioni, siç theksoi, reflektohet edhe ndaj rrjedhave ekonomike dhe gjendjes buxhetore në shtet.
Qendra për komunikim e LSDM-së