Filipçe: Qeveria e Përzhinës duhet të mbetet ose LSDM do të tërhiqet nga Grupi i punës për Kodin zgjedhor
- Qeveria e Përzhinës duhet të mbetet, në të kundërtën grupi i deputetëve të LSDM-së do të tërhiqet nga Grupi i punës për Kodin zgjedhor, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.
Shkup, 23 prill 2026 (MIA) - Qeveria e Përzhinës duhet të mbetet, në të kundërtën grupi i deputetëve të LSDM-së do të tërhiqet nga Grupi i punës për Kodin zgjedhor, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.
Filipçe, në konferencën për shtyp në Kuvend, theksoi se me mënyrë e plotë autokrate të sundimit të pushtetit aktual, Qeveria e Përzhinës është mekanizmi i vetëm kontrollues që garanton zgjehdje të drejta dhe të lira.
"Kjo mënyrë e plotë autokrate e sundimit të këtij pushteti që e shohim është njejtë si pushteti i Nikolla Gruevskit. Nëse sot kalon në Komision ky Ligj për Qeverinë, siç është, grupi ynë i deputetëve tërhiqet nga Grupi i punës për Kodin zgjedhor", deklaroi Filipçe.
Ai theksoi se si parti duhet të flasin dhe qytetarët të dinë se me çfarë pushteti kanë punë dhe përse, siç theksoi, shmanget kontrolli dhe mekanizmi që garanton zgjehdje të drejta dhe të lira.
"Ky është pushtet autokrat. Absolutisht i korruptuar. Përse nuk duan të mbetet Qeveria e Përzhinës. Përse frikësohen dhe ikin", theksoi Filipçe.
Filipçe, gjithashtu, shfaqi bindje se do të ketë zgjedhje të parakohshme, duke cekur se, prandaj po nguten me këto ndryshime ligjore.
"Po nguten sepse nuk ka para në buxhet për interesat e tyre biznesore. Nguten të miratojnë ligj në mënyrë që të shpallen zgjehdje të parakohshme. Ligji për zgjedhje nuk mund të sillet pa grupin tonë të deputetëve", theksoi Filipçe. ab/
Foto: МIА