Filipçe propozon ulje të TVSH-së për karburantet prej 18 në 5 për qind, ulje të kacizës për 4 denarë dhe zero TVSH për ushqimin
- – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në konferencë për media e akuzoi pushtetin se nuk po ndërmerr asgjë kundër shtrenjtimit të çmimeve për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, dhe propozoi ulje të TVSH-së për karburantet prej 18 për qind në 5 për qind, ulje të akcizës për 4 denarë dhe zero TVSH për ushqimin.
Shkup, 9 mars 2026 (MIA) – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në konferencë për media e akuzoi pushtetin se nuk po ndërmerr asgjë kundër shtrenjtimit të çmimeve për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, dhe propozoi ulje të TVSH-së për karburantet prej 18 për qind në 5 për qind, ulje të akcizës për 4 denarë dhe zero TVSH për ushqimin.
“Së pari, propozojmë uljen e normës së TVSH-së nga 18 për qind në 5 për qind për shitjen e të gjitha burimeve të energjisë, dizelit, benzinës pa plumb, vajit të gazit, gazit të lëngshëm të naftës dhe metanit. Gjithashtu, uljen e akcizës për 4 denarë, që do të ulë drejtpërdrejt çmimin e një litri karburant në pompat e benzinës, si dhe uljen e TVSH-së për produktet themelore ushqimore në zero për qind, me qëllim amortizimin e rritjes së mundshme të çmimeve të ushqimeve", tha Filipçe.
Sipas tij, pushteti nuk ndërmerr asgjë në lidhje me krizën që po ndodh tashmë disa ditë në Lindjen e Mesme, ndërsa sot, theksoi ai, përballemi edhe me rritje të çmimeve të karburanteve për shkak të ngjarjeve me luftën në Iran.
"Çmimi i naftës në tregjet botërore të naftës është në rritje të vazhdueshme tashmë një muaj, dhe është rritur me 60 për qind. Deri tani, duhej të kishte mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë për të përgatitur sistemin për të miratuar masa në mënyrë që qytetarët të mos i ndiejnë goditjet e tilla të çmimeve", tha Filipçe.
Sipas tij, gjithçka që ishte bërë ishte vetëm ulje artificiale e shpenzimeve të jetës.
“U bë vetëm një lloj rishikimi i shportës, nuk ishte sindikale por qeveritare, sipas qeverisë, njerëzit nuk duhet të hanë bukë dhe qumësht, por duhet të hanë më pak. Rryma do të shtrenjtohet, produktet bazë ushqimore do të shtrenjtohen dhe kjo do të jetë një zinxhir ngjarjesh që do të pasojë rritjen e çmimeve të karburanteve. Duke pasur parasysh që Qeveria nuk po bën asgjë, besoj se duhet të propozojmë diçka, që ata ta marrin parasysh dhe ta bëjnë për të mirën e qytetarëve. Prandaj, ne propozojmë ulje të TVSH-së për karburantet nga 18 për qind në 5 për qind, një ulje të akcizës me 4 denarë dhe zero TVSH për ushqimet”, përfundoi kryetari i LSDM-së. fc/
Foto: MIA