• сабота, 16 мај 2026

Filipçe në X: LSDM uron Radevin, duke respektuar identitetin tonë dhe parimet evropiane, mund t’i tejkalojmë të gjitha çështjet e hapura

Filipçe në X: LSDM uron Radevin, duke respektuar identitetin tonë dhe parimet evropiane, mund t’i tejkalojmë të gjitha çështjet e hapura

Shkup, 8 maj 2026 (MIA)- LSDM-ja uron Rumen Radevin për zgjedhjen si kryeministër i Republikës së Bullgarisë. Shpresojmë që qeveria e re bullgare do të demonstrojë një qasje konstruktive dhe të arsyeshme ndaj Maqedonisë së Veriut, me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të cilat do të jenë në interes të qytetarëve të të dyja vendeve, pa asnjë kërcënim për identitetin, gjuhën dhe kulturën kombëtare maqedonase, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Maqedonia është e përcaktuar fort për të ardhmen evropiane. E vetmja rrugë është rruga e integrimit në BE.

Fatkeqësisht në Maqedoni ekziston një grup kriminal i udhëhequr nga Hristijan Mickoski i cili po bllokon me vetëdije rrugën evropiane të vendit dhe po krijon konflikte artificiale me fqinjët për të mbrojtur sistemin e tij të korruptuar.

Besojmë se përmes dialogut konstruktiv, pa shkelur vijat e kuqe, duke respektuar identitetin tonë kombëtar dhe parimet evropiane, mund të tejkalojmë të gjitha çështjet e hapura dhe të përshpejtojmë rrugën evropiane të të gjithë rajonit.

Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë përparësia më e lartë për bashkëjetesë të përbashkët në familjen e madhe evropiane.

Të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë dhe një standard më të lartë jetese për qytetarët tanë me të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian.

Linku i publikimit: https://x.com/VFilipche/status/2052673138178089143?s=20

LSDM

Остани поврзан