Filipçe: Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet t'u kërkojnë falje qytetarëve
- Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe sot kërkoi nga Hristian Mickoski dhe nga VMRO-DPMNE t'u kërkojnë falje qytetarëve për, siç theksoi, "vitet e humbura, për të gjitha ofendimet që i pësuan ata që e mbështetën Lidhjen socialdemorkate të Maqedonisë, për ata që besuan në Bashkimin Evropian, për shumicën të cilët për shkak të euroskepticizmit dhe kësaj fushate të rrejshme e braktisën vendin dhe u shpërngulën".
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe sot kërkoi nga Hristian Mickoski dhe nga VMRO-DPMNE t'u kërkojnë falje qytetarëve për, siç theksoi, "vitet e humbura, për të gjitha ofendimet që i pësuan ata që e mbështetën Lidhjen socialdemorkate të Maqedonisë, për ata që besuan në Bashkimin Evropian, për shumicën të cilët për shkak të euroskepticizmit dhe kësaj fushate të rrejshme e braktisën vendin dhe u shpërngulën".
Sipas tij, ata të cilët e akuzonin LSDM-në se është parti tradhtare për shkak të Marrëveshjes së Prespës, jo vetëm që nuk hoqën dorë prej saj, por edhe e njohin.
Filipçe në konferencë për shtyp tha se presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me deklaratën për marrëveshjen e Prespës pranoi se VMRO me vite i ka gënjyer qytetarët për identitetin dhe marrëveshjen e Prespës.
"Gordana Siljanovska deklaronte se asnjëherë nuk do ta shqiptojë termin Maqedoni e Veriut. Hristian Mickoski thoshte se derisa është ai në VMRO, marrëveshja e Prespës nuk është punë e kryer. Dhe çfarë ndodhi tani? Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova publikisht deklaroi se marrëveshja e Prespës e konfirmon dhe e ruan identitetin nacional maqedonas", tha Filipçe.
Ai porositi se marrëveshja e Prespës nuk e rrezikon identitetin maqedonas, por, përkundrazi, e përforcon.
"Në marrëveshjen e Prespës nuk ka asgjë që e rrezikon identitetin tonë nacional, përkundrazi, e përforcon. Dhe ne në LSDM jemi krenarë për këtë, ndërsa sot duhet të jenë krenarë të gjithë qytetarët tanë të cilët janë gënjyer deri më tani", tha Filipçe.
Sa i përket futjes së pakicave në kushtetutë, që është kusht themelor i BE-së, Filipçe thotë se ajo është kërkesë e BE-së, dhe jo e Bulglarisë, siç VMROdëshiron ta shfaqë, dhe kjo nuk është tradhti.
"Ne nuk negociojmë me Bullgarinë, ne negociojmë me Bashkimin Evropian. Dhe t'i kthehem problemit me Bullgarinë dhe edhe njëherë të sqaroj përse futja e pakicave, konkretisht asaj bullgare, kursesi nuk është rrezik për identitetin tonë sepse qytetarët tashmë e kanë të qartë. Teza bullgare që prej para shumë deakadash se jemi një popull i njejtë në dy shtete me këtë bie në ujë. Nga ai moment, kur bullgarët do të futen si pakicë në Kushtetutë, bëhet dallimi i qartë mes popullit maqedonas dhe pakicës bullgare. Rrënohet e tërë propaganda se nuk ka popull të posaçëm maqedonas", tha Filipçe.
Vërejti se me ndryshimet kushtetuese, nuke dobësojmë, as nuk e rrezikojmë identitetin tonë nacional.
"Ata jo vetëm që nuk e kthyen emrin e vjetër, por çdo ditë, në takimet zyrtare, siç na thonë paertnerët huaj me të cilët takohemi, në pjesë të mbyllur e përdorin emrin kushtetues Maqedoni e Veriut. Dhe ku është tani tradhtia? Dhe kjo nuk është politikë. Ky është mashtrim i pastër i popullit tënd. është koha ky grup i organizuar i Hristian Mickoskit dhe i VMRO-së t'u kërkojë falje qytetarëve për vitet me gënjeshtra dhe ndarje toksike në shoqëri. Është koha të ndalojnë me teatrin dhe ta vazhdojnë politiklën e së ardhmes evropiane. Nëse nuk dëshirojnë, dhe nuk dëshirojnë për shkak të bizneseve të tyre, le të largohen", vërejti Filipçe.
Prandaj, siç tha, publikisht i bën thirrje Hristian Mickoskit të dalë dhe t'u kërkojë falje qytetarëve të Maqedonisë në emrin e tij dhe të partisë së tij. ab/