Filipçe me urim për Pashkët: Kjo festë e madhe e krishterë jep forcë shpirtërore dhe na thërret në mirësi, humanizëm dhe bashkim
- Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, uron të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e madhe të krishterë të sotme, Ngjalljen e Krishtit - Pashkët, duke theksuar se Pashkët janë simbol i shpëtimit.
Shkup, 12 prill 2026 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, uron të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e madhe të krishterë të sotme, Ngjalljen e Krishtit - Pashkët, duke theksuar se Pashkët janë simbol i shpëtimit.
“Pashkët janë simbol i shpëtimit, festë që shënon fundin e vuajtjeve të Krishtit – një festë që na jep forcë dhe sjell shpresë për fillime të reja dhe më të mira, si dhe për përballjen me sfidat”, thotë Filipçe në urimin e tij.
Ai thekson se fitorja e jetës mbi vdekjen, që simbolizon festën e sotme, është një mesazh i fuqishëm se edhe në momentet më të vështira, drita dhe shpresa gjithmonë triumfojnë.
“Kjo festë e madhe e krishterë jep forcë shpirtërore dhe na thërret për mirësi, humanizëm dhe bashkim – vlera që janë udhërrëfyes për një shoqëri të drejtë dhe solidare. Me besim dhe shpresë për fillime të reja, le ta tejkalojmë çdo sfidë dhe të krijojmë një të ardhme siç e meritojnë qytetarët tanë. Le të sjellë Pashkët shëndet të mirë, paqe shpirtërore dhe mirëqenie në çdo shtëpi. Krishti u ringjall! Vërtet u ringjall! Për shumë vite Pashkët!”, thekson Venko Filipche në urimin e tij me rastin e Pashkëve.
“Kjo festë e madhe e krishterë jep forcë shpirtërore dhe na thërret për mirësi, humanizëm dhe bashkim – vlera që janë udhërrëfyes për një shoqëri të drejtë dhe solidare. Me besim dhe shpresë për fillime të reja, le ta tejkalojmë çdo sfidë dhe të krijojmë një të ardhme siç e meritojnë qytetarët tanë. Le të sjellin Pashkët shëndet të mirë, paqe shpirtërore dhe mirëqenie në çdo shtëpi. Krishti u ringjall! Me të vërtet u ringjall! Për shumë vite Pashkët!”, thekson Filipçe në urimin e tij me rastin e Pashkëve. ls/
Foto: Fejsbuk Venko Filipçe