• петок, 20 февруари 2026

Fidan: Turqia kundërshton çdo lloj intervenimi ushtarak në Iran

Fidan: Turqia kundërshton çdo lloj intervenimi ushtarak në Iran

Stamboll, 15 janar 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan sot deklaroi se Turqia kundërshton "çdo lloj intervenimi ushtarak në Iran" dhe i ka bërë thirrje Teheranit "t'i zgjidh problemet e veta të brendshme".

"Nuk dëshirojmë të shohim kurrfarë intervenimi këtu, por kur ta shihni politikën e presidendit amerikan, Donald Tramp, deri tani nuk kemi parë prirje më të fuqishme ndaj përdorimit të forcave tokësore", tha Fidan.

Ai shtoi se ngjarjet në Iran kanë "dimension ndërkombëtar, pasi Teherani është nën sanksione", njoftoi Anadolia.

"Ajo që habit këtu, është se vështirësitë me të cilat ballafaqohen njerëzit për shkak të problemeve ekonomike dhe të tjera, mund të duken si kryengritje ideologjike kundër regjimit, në të vërtetë, kjo është zonë e përhimtë", shtoi Fidan. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан