Fidan me këshillë miqësore drejtuar Trampit: Mos e bëni Iranin Venezuelë të re
- Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, deklaroi se presidenti amerikan, Donald Tramp ka një aftësi të vetme t'i ushtrojë presion Izraelit dhe ta ndalë konfliktin në Rripin e Gazës.
Ankara, 26 janar 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, deklaroi se presidenti amerikan, Donald Tramp ka një aftësi të vetme t'i ushtrojë presion Izraelit dhe ta ndalë konfliktin në Rripin e Gazës.
Fidan theksoi se Tramp mund të veproj[ pavarësisht ndikimit të lobeve të ndryshme, që i jep liri të ndërmarrë hapa konkret.
Gjithashtu, ai theksoi se Izraeli vazhdimisht i shkelë marrëveshjet për ndërprerje të zjarrit, por beson se situata mund të ndryshojë me ardhjen e administratës së re në Shtëpinë e Bardhë.
"Besojmë se presidenti Tramp është personi i vetëm që me të vërtetë mund t'i bëjë presion Izraelit. Ai është i pavarur nga qëllimet e lobeve të ndryshme, mund të mendojë dhe të veprojë në mënyrë të pavarur. Nëse dëshiron, ka kapacitet ta pçarandalojë sjelljen e gabuar të Izraelit", tha shefi i diplomacisë turke.
Duke folur për intervenimin potencial amerikan në Iran, Fidan u dha këshillë të drejtpërdrejtë "miqve amerikanë" të mos i përsërisin gabimet nga e kaluara.
"Do t'i këshilloja miqtë e mi amerikanë: Mos e bëni atë. Mos e bëni Iranin Venezuelë të re", tha Fidan.
Ai theksoi se Teherani është i hapur për negociata, por tha se duhet të gjendet mënyrë që do t'u mundësojë "ta shpëtojnë fytyrën". ab/
Foto: МIА arkivi