FETI nikoqir i RoboMac 2026: Mbi 80 mijë inovatorë të rinj dhe ekspertë në gara për robotikë
- Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji informatike (FETI) prej sot e deri më 25 prill do të jetë nikoqir i garave për robotikë, automatikë, elektronikë dhe inteligjencë artificiale RoboMac 2026 dhe RoboMac Junior 2026, ku do të marrin pjesë studentë, nxënës dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë.
Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji informatike (FETI) prej sot e deri më 25 prill do të jetë nikoqir i garave për robotikë, automatikë, elektronikë dhe inteligjencë artificiale RoboMac 2026 dhe RoboMac Junior 2026, ku do të marrin pjesë studentë, nxënës dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë.
Siç informojnë nga FETI, në edicionin e 14-të të RoboMac do të marrin pjesë mbi 80 inovatorë të rinj dhe ekspertë, të cilët do të garojnë në tetë kategori: Trig, Track, Trace, AI Football, Robotic Arm Challenge, The VoiceBot Challenge, Self Racing Cars dhe SumoBot. Orgnaizuesit theksojnë se gara ka për qëllim t'u mundësojë studentëve t'i zbatojnë njohuritë teorike dhe shkathtësitë praktike, t'i sendërtojnë dhe përspsin, si dhe të këmbejnë përvoja me kolegë nga vendi dhe nga jashtë.
garat finale në të gjitha kategoritë janë caktuar për më 25 prill.
Paralelisht, në FETI do të mbahet edhe RoboMac Junior 2026, i cili këtë vit realizohet për të gjashtën herë. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë 54 nxënës nga viti i aktërt nga 30 shkolla të mesme të vendit, të ndarë në dy kategori - RoboMac Junior: robotikë mobile autonome dhe RoboMac Junior: elektronikë e mençur për automjete autonome. Garat për nxënësit e shkollave të mesme do të mbahen prej 20 deri më 22 prill.
Organizues të RoboMac 2026 dhe RoboMac Junior 2026 janë seksioni vendit tonë të IEEE-së përmes degës studentore pranë USHCM-së dhe Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji informatike, në bashkëpunim me Asamblenë studentore të fakultetit pranë FETI. ab/
Foto: poster