Festivali "Today It's All About Jazz" do të mbahet në Sallën e filarmonisë në vend se në parkun “Ibni Pajko”
- Festivali "Today It's All About Jazz" të cilin Orkestra nacionale e xhazit sot e organizon për shënimin e Ditës ndërkombëtare të xhazit, për shkak të shiut do të mbahet në Filarmoninë e Maqedonisë në vend se në parkun "Ibni Pajko".
Shkup, 30 prill 2026 (MIA) - Festivali "Today It's All About Jazz" të cilin Orkestra nacionale e xhazit sot e organizon për shënimin e Ditës ndërkombëtare të xhazit, për shkak të shiut do të mbahet në Filarmoninë e Maqedonisë në vend se në parkun "Ibni Pajko".
"Të gjitha koncertet do të mbahen sipas programit të paraparë me të njëjtën energji, muzikantë të nivelit të lartë dhe atmosferë festivali. Hyrja është falas", informon organizatori.
Duke filluar nga ora 16 në festival do të marrin pjesë interpretues vendas dhe të huaj. Në program përfshihen Peach Vice, Next to Silence, Arnau Garrofé: "Frantik zen", Jaco lives! - Orkestra kombëtare e xhazit & Dane Alderson dhe "Leb i sol".
Në kuadër të festivalit, dje në Parkun "Frederik Shopen" u mbajt program edukativ për fëmijë: "Jazz for kids" i organizuar në bashkëpunim me Komunën e Kisella Vodës dhe dedikuar për fëmijë dhe studentë, të cilët përmes vallëzimit, improvizimit dhe muzikës u njohën me botën e xhazit.
Dita ndërkombëtare e xhazit u shpall nga UNESKO në vitin 2011 me iniciativë të Herbie Henkokut dhe shënohet në më shumë se 190 vende.
Foto: Orkestra nacionale e xhazit