• сабота, 16 мај 2026

Manifestim qendror me rastin e Ditës së Policisë - 7 Maj

Manifestim qendror me rastin e Ditës së Policisë - 7 Maj

Shkup, 7 maj 2026 (MIA) - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup sot do të mbahet festimi qendror për shënimin e Ditës së Policisë së Maqedonisë - 7 Maj.

Në ngjarje fjalime do të mbajnë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së Aleksandar Janev.

Në shënimin e Ditës së Policisë së Maqedonisë do të marrin pjesë ministra dhe mysafirë tjerë, si dhe përfaqësues të korit diplomatik në Maqedoni.

Aktivitetet vazhdojnë pasdite në orën 17:30 në parkingun e Kuvendit të qytetit ku do të mbahet prezantim i pajisjes së njësive të ndryshime policore dhe qytetarët do të kenë mundësi të kalojnë kohë me nëpunësit policor, ndërsa te "Guaska" nga ora 18:00 është parashikuar hepening muzikor-argëtues me yje të njohura të muzikës. sa/

foto: MIA arkivi

Остани поврзан