Fakulteti Teknologjik-metalurgjik pranë UCM-së në Shkup me laborator i ri për kimi organike
- Në Fakultetin Teknologjik-metalurgjik në Shkup është hapur laboratori për kimi organike. Investimi për këtë laboratori edukativo-shkencore është me vlerë prej dy milionë denarë, i cili do të mundësojë cilësi më të lartë të studimeve.
Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Në Fakultetin Teknologjik-metalurgjik në Shkup është hapur laboratori për kimi organike. Investimi për këtë laboratori edukativo-shkencore është me vlerë prej dy milionë denarë, i cili do të mundësojë cilësi më të lartë të studimeve.
Në hapjen e sotme morën pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, rektorja e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, Prof. Dr. Biljana Angellova dhe dekani i fakultetit, Prof. Dr. Igor Jordanov.

Janevska theksoi se në arsimin STEM, mbi të cilin bazohet zhvillimi modern teknologjik, laboratorët përfaqësojnë burim themelor. Përmes mësimit praktik, studentët më së miri mësojnë, zhvillojnë aftësi dhe kompetenca që kërkohen në industri, bëhen më konkurrues në tregun e punës dhe më të përgatitur për karrierë akademike.
“Me Ligjin e ri për Arsimin e Lartë mundësojmë futjen e studimeve profesionale si mundësi shtesë për studentët, përveç programeve akademike. Laboratori është i rëndësishëm për të dy llojet e studimeve. Për studentët e studimeve profesionale do të lehtësojë përfshirjen e drejtpërdrejtë në proceset e punës. Në studimet akademike, studentët këtu do të mund të kryejnë kërkime dhe të përfshihen në punë shkencore”, theksoi Janevska, duke i uruar punë të suksesshme laboratorit.

Ajo shtoi se investimi në infrastrukturën moderne arsimore dhe shkencore përfaqëson gjithashtu një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
“Kjo Qeveri vazhdimisht e rrit buxhetin për arsimin. Edhe këtë vit ai është rekord - 40 miliardë denarë, prej të cilave 7,5 miliardë janë ndarë për universitetet. Krahasuar, për shembull, me vitin 2023, kjo është një dyfishim, sepse duam të krijojmë kushte që studentët në Maqedoni të kenë mundësi po aq të mira sa kolegët e tyre në vendet më të zhvilluara. Ky është një investim në dijen dhe potencialin e të rinjve, i domosdoshëm për përparimin më të shpejtë të shtetit”, theksoi ministrja.
Ajo gjithashtu rikujtoi se vitin e kaluar Ministria e Arsimit dhe Shkencës financoi 40 projekte kërkimore-shkencore në institucionet e arsimit të lartë, të cilat janë në korrelacion me Strategjinë për specializim intelegjent ndërsa dy prej tyre u propozuan pikërisht nga Fakulteti Teknologjik-metalurgjik. bsh/
Foto: MIA