• сабота, 16 мај 2026

Euroambasadori Rokas për vizitë në Krushevë dhe Manastir

Euroambasadori Rokas për vizitë në Krushevë dhe Manastir

Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Mihallis Rokas, sot do të vizitojë komunat e Krushevës dhe Manastirit. Vizita në Krushevë është pjesë e një iniciative informuese që synon të sjellë BE-në dhe procesin e integrimit të vendit më afër bashkësive lokale. Vizita në Manastir është në kuadër të manifestimit të Ditës së Evropës në të gjithë vendin. 

Siç informoi Delegacioni i BE-së, vizita në Krushevë do të fillojë me takime midis ambasadorit Rokas, kryetarit të Komunës, Niko Çoneski dhe anëtarëve të Këshillit komunal. Diskutimet do të përqendrohen në përfitimet e anëtarësimit në BE, si dhe në rezultatet e dukshme të ndihmës financiare të BE-së në jetën e përditshme të njerëzve në rajon.

Ambasadori Rokas do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të marrë pjesë në një diskutim të hapur me qytetarët e Krushevës.

Në mbrëmje, në Manastir, Rokas do të hapë koncertin me rastin e Ditës së Evropës në pllajën e madhe të Shtëpisë së oficerëve, me grupin Funk Shui dhe DJ Dejan Dex.

Programi për Ditën e Evropës 2026, nën sloganin "Evropa jonë. Së bashku më të fortë", organizohet për qytetarët nga ana  e Delegacioni i Bashkimit Evropian, rrjeti i Jupol Haus dhe ambasadat e vendeve anëtare të BE-së. Ministria për Çështje Evropiane dhe autoritetet lokale janë partnerë në ngjarjet në të gjithë vendin gjatë gjithë muajit maj. Programi i plotë është i disponueshëm në https://link.europa.eu/Nhb7kG dhe në mediat sociale të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe rrjetit të Jupol Haus. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан