• петок, 20 февруари 2026

Erdogani gjatë një bisede me Trampin: Turqia e ndjek me vëmendje situatën në Siri

Erdogani gjatë një bisede me Trampin: Turqia e ndjek me vëmendje situatën në Siri

Ankara, 21 janar 2026 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij amerikan Donald Tramp mbrëmë me telefon biseduan për lidhjet dypalëshe dhe për çështjet rajonale dhe globale, njoftoi drejtoria turke për komunikime. 

Siç transmetoi Anadollia, Erdogani i ka thënë Trampit se Turqia “me kujdes” i ndjek ngjarjet në Siri dhe se uniteti, solidariteti dhe integriteti territorial i Sirisë janë “të rëndësishme” për Ankaranë. 

Liderët shkëmbyen mendime edhe për luftën kundër ISIS-it dhe situatën me anëtarët e ISIS-it në burgjet siriane. 

Erdogani deklaroi se “Siria paqësore, e çliruar nga terrorizmi dhe e cila zhvillohet në të gjitha aspektet, do të kontribuonte për stabilitetin e rajonit”, njoftoi Drejtoria. 

Turqia do të vazhdojë të veprojë në koordinim me SHBA-në për çështjen për paqen në Gazë, e porositi Erdogani Trampin, duke e falënderuar presidentin amerikan për ftesën në “Këshillin për paqe”. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан