Enrike: Titulli më i ëmbël dhe më i vështirë prej se jam në PSZh
- Trajneri i PSZh-së, Luis Enrike vlerësoi se titulli, të cilin futbollistët e tij e kanë mbrojtur në Kampionatin francez ka qenë më i vështiri, të cilin e ka fituar me klubin parisien prej se është ulur në stol në vitin 2023.
Paris, 14 maj 2026 (MIA) - Trajneri i PSZh-së, Luis Enrike vlerësoi se titulli, të cilin futbollistët e tij e kanë mbrojtur në Kampionatin francez ka qenë më i vështiri, të cilin e ka fituar me klubin parisien prej se është ulur në stol në vitin 2023.
"Ky është titulli më i ëmbël dhe më i vështirë i fituar, më i vështiri në tre vitet e fundit, pa dyshim. Për herë të parë në tre sezonet e mia këtu ka një rival të vërtetë”, tha Enrike, pasi PSZh-ja mbrëmë mposhti konkurrentin e drejtpërdrejtë Lens me rezultatin 2:0 si mysafir dhe arriti një epërsi të paarritshëm prej nëntë pikësh me një xhiro të mbetur në Liga 1.
Për PSZh-në, ky është titulli i 14-të kampion i Francës dhe i pesti radhazi.
“Lens bëri një punë shumë të mirë këtë sezon. Më kujtohen disa momente të caktuara gjatë sezonit, ndeshjet që fituan dhe numrin e triumfeve radhazi që patën… Ishte vështirë, u desh të përballeshim me këtë”, shtoi Enrike.
PSZh-në tani e pret finalja e Ligës së kampionëve në Budapest më 30 maj, ku do të mbrojnë titullin e tyre evropian kundër Arsenalit.
Lensin gjithashtu e pret një finale, në të cilën mund ta përfundojnë sezonin me një trofe, nëse triumfojnë ndaj Nicës në finalen e Kupës së Francës më 22 maj. bsh/
Foto: EPA