Enrike pas fitores ndaj Bajernit: Pa dyshim, ndeshja më e mirë në karrierën time si trajner
- Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike e quajti gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve kundër Bajernit të Munihut (5:4), ndeshjen më të mirë në karrierën e tij.
Paris, 29 prill 2026 (MIA) – Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike e quajti gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve kundër Bajernit të Munihut (5:4), ndeshjen më të mirë në karrierën e tij.
"Nuk kam parë kurrë një ndeshje me një intensitet të tillë. Tani nuk është koha për të theksuar mangësitë. Sot meritonim të fitonim, meritonim të barazonim, meritonim të humbnim. Ishte një ndeshje fantastike. Pa dyshim, kjo ishte ndeshja më e mirë sa kam qenë trajner. Jam aq i lodhur edhe pse nuk kam vrapuar asnjë kilometër, as nuk e di se si ndihen lojtarët", ka thënë Enrike për "ESPN".
Ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Ligës së kampionëve midis PSZH-së dhe Bajernit të Munihut do të luhet në Munih javën e ardhshme, më 6 maj.
Fituesi i kësaj ndeshje do të kalojë në finale, ku do të përballet me më te suksesshmin midis Atletiko Madridit dhe Arsenalit.
Foto: EPA