• недела, 29 март 2026

El Salvador vendos burgim të përjetshëm për të miturit për krime të rënda penale

El Salvador vendos burgim të përjetshëm për të miturit për krime të rënda penale

San Salvador, 27 mars 2026 (Mia) - Parlamenti i Salvadorit miratoi vendosjen e dënimeve të përjetshme për të miturit që kryejnë vepra të rënda penale si vrasje, përdhunim dhe terrorizëm. 

Masa është pjesë e strategjisë së presidentit Naib Bukele për luftën kundër bandave. Fushata e tij në këtë drejtim vazhdon tashmë katër vjet dhe është kritikuar nga disa organizata për të drejtat e njeriut për krime të dyshuara kundër njerëzimit.

Sipas ndryshimeve kushtetuese, burgimi i përjetshëm mbetet një nga "dënimet e jashtëzakonshme" që zbatohen për personat nën 18 vjeç.

Reforma bazohet në amendamentet kushtetuese nga 18 marsi, të cilat lejojnë burgimin e përjetshëm – më parë i ndaluar nga kushtetuta e vendit – për krimet më të rënda penale. Para ndryshimeve kushtetuese, dënimi maksimal në El Salvador ishte 60 vjet burg.

Për më tepër, parlamenti e ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila lejon arrestime pa urdhër gjyqësor, për edhe 30 ditë dhe që ka qenë në fuqi tashmë katër vjet. qa/

Foto: Arkivi

Остани поврзан