Ekspozitë dhe portret fotografish në Kuvend për ish presidentin Boris Trajkovski, homazh për vlerat dhe veprën e tij
- Me tingujt e himnit shtetëror, në një atmosferë solemne dhe dinjitoze në Kuvend, nisi ngjarja kushtuar nderimit të ish presidentit të Republikës, Boris Trajkovski – burrështetas, figura dhe vepra e të cilit lanë gjurmë të thella në historinë bashkëkohore të Maqedonisë.
Shkup, 15 maj 2026 (MIA)- Me tingujt e himnit shtetëror, në një atmosferë solemne dhe dinjitoze në Kuvend, nisi ngjarja kushtuar nderimit të ish presidentit të Republikës, Boris Trajkovski – burrështetas, figura dhe vepra e të cilit lanë gjurmë të thella në historinë bashkëkohore të Maqedonisë.
Në ceremoninë solemne morën pjesë anëtarë të familjes së Trajkovskit, miq dhe bashkëpunëtorë të tij, deputetë dhe mysafirë të shumtë, të cilët së bashku shprehën mirënjohje ndaj presidentit që shquhej për humanizmin, vizionin dhe për përkushtimin e tij për një shoqëri të bashkuar dhe demokratike.

Në kuadër të ngjarjes u zbulua portreti i presidentit Boris Trajkovski, vepër e autores Valbona Atanasovska. Portretin e zbuloi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i cili theksoi se kjo nuk është vetëm homazh për një president, por edhe homazh për vlerat që i përfaqësonte Boris Trajkovski – paqen, tolerancën, dialogun dhe humanizmin.

Për nder të Boris Trajkovskit u hap edhe ekspozita “Jeta dhe vepra e Boris Trajkovskit nëpërmjet fotografive”, e cila nëpërmjet fotografive të zgjedhura arkivore paraqet rrugëtimin e tij jetësor, veprimtarinë politike dhe trashëgiminë e përhershme që la pas.

Ky akt paraqet një respekt simbolik, por të sinqertë ndaj vlerave që Boris Trajkovski i jetoi dhe i përfaqësoi – mirëkuptimin e ndërsjellë, shoqërinë demokratike dhe vizionin evropian.

Foto: MIA