• сабота, 16 мај 2026

Edicioni i 65-të i "Mbrëmjeve strugane të poezisë” do të mbahet nga 24 deri më 29 qershor, me pjesëmarrës të paralajmëruar nga të gjitha kontinentet

Edicioni i 65-të i

 Shkup, 28 prill 2026 (MIA) - Edicioni i 65-të i "Mbrëmjeve strugane të poezisë" do të mbahet nga 24 deri 29 qershor, ndërsa janë paralajmëruar pjesëmarrës nga të gjithë kontinentet. 

Nikolla Kukunesh, u.d. drejtor i "Mbrëmjeve strugane të poezisë", në konferencën e sotme për mediat u ndal në atë pse është zgjedhur pikërisht ky termin për edicionin e sivjetshëm të festivalit. 

Drejtori artistik i "Mbrëmjeve strugane të poezisë", Mite Stefovski, informoi se do të marrin pjesë poetë nga jashtë dhe nga vendi, si dhe vizitorë profesionistë, kritikë, teoricienë, promotorë, ish-drejtorë të festivaleve botërore, si dhe drejtues aktualë.

Ndër pjesëmarrësit në manifestimin poetik të sivjetshëm, Stefoski përmendi Luis Garsia Montero – poet spanjoll dhe drejtor i Institutit Servantes, Mihael Kriger – një nga poetët më të rëndësishëm bashkëkohorë gjermanë, si dhe fituesen aktuale të vitit të kaluar të çmimit "Vëllezërit Miladinovci" – Julijana Veliçkovska.

Ai gjithashtu ndau se 65-vjetori dhe jubileu i vitit të kaluar – 60 vjet nga çmimi "Kurora e Artë", do të shënohen me një libër për poezinë - me përzgjedhje intervistash me fitues të mëparshëm të këtij çmimi, i cili do të botohet si në gjuhën maqedonase, ashtu edhe në anglisht. qa/

Foto: MIA

 

Остани поврзан