EBA-ja sipas të gjitha gjasave do të dërgojë ushtarë në Rripin e Gazës pa një korrnizë të qartë
- Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) sipas të gjitha gjasave nuk do t'u bashkohen forcave të parashikuara në planin e presidentit amerikan, Donald Tramp, për Rripin e Gazës, pa një "korrnizë të qartë".
Abu Dabi, 10 nëntor 2025 (MIA) - Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) sipas të gjitha gjasave nuk do t'u bashkohen forcave të parashikuara në planin e presidentit amerikan, Donald Tramp, për Rripin e Gazës, pa një "korrnizë të qartë".
EBA-ja ende nuk sheh një kornizë të qartë për një përforcim stabilizimi dhe, në këto rrethana, nuk ka gjasa të marrin pjesë në një forcë të tillë, deklaroi këshilltari i presidentit të EBA-së, Anvar Gargash.
Ai shtoi se EBA-ja "do të mbështes të gjitha përpjekjet politike për paqe dhe do të mbeten në krye të ndihmës humanitare".
Gargash kujtoi se EBA-ja ndau 2,57 miliardë dollarë ndihmë për Rripin e Gazës nga fillimi i luftës ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas.
Trampi javën e kaluar deklaroi se "shumë shpejtë" forcat ndërkombëtare do të shpërndahen në Rripin e Gazës. rq/
Foto: arkivi i MIA-s