• петок, 05 декември 2025

EBA-ja sipas të gjitha gjasave do të dërgojë ushtarë në Rripin e Gazës pa një korrnizë të qartë

EBA-ja sipas të gjitha gjasave do të dërgojë ushtarë në Rripin e Gazës pa një korrnizë të qartë

Abu Dabi, 10 nëntor 2025 (MIA) - Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) sipas të gjitha gjasave nuk do t'u bashkohen forcave të parashikuara në planin e presidentit amerikan, Donald Tramp, për Rripin e Gazës, pa një "korrnizë të qartë". 

EBA-ja ende nuk sheh një kornizë të qartë për një përforcim stabilizimi dhe, në këto rrethana, nuk ka gjasa të marrin pjesë në një forcë të tillë, deklaroi këshilltari i presidentit të EBA-së, Anvar Gargash. 

Ai shtoi se EBA-ja "do të mbështes të gjitha përpjekjet politike për paqe dhe do të mbeten në krye të ndihmës humanitare". 

Gargash kujtoi se EBA-ja ndau 2,57 miliardë dollarë ndihmë për Rripin e Gazës nga fillimi i luftës ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas. 

Trampi javën e kaluar deklaroi se "shumë shpejtë"  forcat ndërkombëtare do të shpërndahen në Rripin e Gazës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан