Dy të vdekur dhe 12 të zhdukur pas fundosjes së anijes së peshkimit në Korenë e Jugut
- Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë ende konsiderohen si të zhdukur pasi një anije peshkimi u fundos në ujërat e ishullit Xhexhu të Koresë së Jugut, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i administratës së qytetit të Xhexhus.
Busan, 8 nëntor 2024 (MIA) - Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë ende konsiderohen si të zhdukur pasi një anije peshkimi u fundos në ujërat e ishullit Xhexhu të Koresë së Jugut, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i administratës së qytetit të Xhexhus.
Autoritetet kanë humbur gjurmët e anijes nga porti i Koresë së Jugut qyteti Busan në orët e hershme të mëngjesit, tha përfaqësuesi zyrtar.
Anija transportonte 27 persona, ndërsa në mesin e të shpëtuarve ka edhe shtetas të huaj, tha ai, duke shtuar se dy shtetas të Koresë së Jugut e humbën jetën.
Roja bregdetare e Koresë së Jugut mori një telefonatë për ndihmë në orën 4:33 sipas kohës lokale, e lokalizuar në 24 kilometra nga bregu i Xhexhus, njofton agjencia e lajmeve Jonhap.
Presidenti i shtetit, Jun Suk Jeol urdhëroi vendosjen e të gjitha burimeve të disponueshme për operacionin e kërkim-shpëtimit, njoftoi zyra e tij. qa/
Foto: EPA