Durmishi: Në Zhelinë janë ndarë 20 grante për biznese - masat arrijnë te njerëzit dhe kompanitë në terren
- - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot vizitë pune në Komunën e Zhelinës me çka në takim me kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, foli për gjendjen aktuale ekonomike, mbështetjen e Qeverisë për projektet infrastrukturore në komuna, përkrahjen konkrete të Ministrisë së Ekonomisë së Punës ndaj bizneseve dhe ndaj qytetarëve.
Zhelinë, 24 prill 2026 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot vizitë pune në Komunën e Zhelinës me çka në takim me kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, foli për gjendjen aktuale ekonomike, mbështetjen e Qeverisë për projektet infrastrukturore në komuna, përkrahjen konkrete të Ministrisë së Ekonomisë së Punës ndaj bizneseve dhe ndaj qytetarëve.
Dy funskionarët bashkë vizituan disa biznese të suksesshme në Zhelinë.
Ministri shpjegoi se përmes Ligjit për mbështetje të investimeve dhe instrumenteve të tjera institucionale, po krijojmë kushte më të mira për zhvillim, zgjerim të kapaciteteve dhe hapje të vendeve të reja të punës.

"Përmes Planit Operativ për vitin 2025, ndër masa të tjera, u mundësua vetëpunësimi i mijëra qytetarëve. Vetëm në Zhelinë, janë dhënë rreth 20 grante për qytetarët dhe bizneset, duke përfshirë vetëpunësimin, subvencionet e pagave dhe masa të tjera aktive. Kjo tregon se masat nuk mbeten vetëm në letër, por arrijnë tek njerëzit dhe kompanitë në terren", deklaroi ministri.
Ai paralajmëroi se kjo do të vazhdojë me Planin Operativ për punësim për vitin 2026, i cili parasheh rreth 40 milionë euro për mbështetje të vetpunësimit dhe masa të tjera aktive për punësim.

"Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të jetë pranë bizneseve dhe qytetarëve, me masa dhe politika aktive që garantojnë përmirësimin e mirëqenies, klimën ekonomike dhe zhvillimin", tha ministri Besar Durmishi.
Kryetari Sejdiu theksoi se këto takime janë dëshmi e një angazhimi të përbashkët për të mbështetur të gjitha bizneset lokale dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillim dhe punësim në komunë. fc/
Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës