Durmishi: Nuk ka indikacione për shtrenjtime enorme, kontrollet inspektuese kryejnë mbikëqyrje të përforcuar
- Masat të cilat Qeveria i ndërmori gjatë periudhës së kaluar për stabilizim të çmimeve dhe mbrojtjes së standardit të qytetarëve japin rezultate, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, duke u përgjigjur në pyetjeb e deputetit Olivers Spasovski për shtrenjtimin e prodhimeve themelore.
Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Masat të cilat Qeveria i ndërmori gjatë periudhës së kaluar për stabilizim të çmimeve dhe mbrojtjes së standardit të qytetarëve japin rezultate, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, duke u përgjigjur në pyetjeb e deputetit Olivers Spasovski për shtrenjtimin e prodhimeve themelore.
Ministri theksoi se tronditjet globale të tregjeve në mënyrë të pashmangshme reflektohen edhe në tregun vendor, por shteti reagoi me ulje të tatimit të vlerës së shtuar për naftën prej 18 në 10 për qind, si dhe me ndjekjen e vazhdueshme të çmimeve të prodhimeve ushqimore.
Ai theksoi se shteti edhe më tej ka një prej çmimeve më të ulëta të derivateve të naftës në rajon dhe se si vend me varshmëri të madhe importuese është e ndjeshme ndaj tronditjeve të jashtme të çmimeve.
Për parandalim të keqpërdoprimeve të mundshme nga ana e tregtarëve, Durmishi informoi se Inspektorati shtetëror i tregut ka sistemuar 30 ekipe mobile të cilat kryejnë mbikëqyrje të prëforcuar ndaj tërë zinxhirit - nga prodhuesit deri te tregtarët. Deri në këtë moment, siç tha, nuk janë konstatuar rritje enrome të çmimeve.
Ai shtoi se inflacioni në dy muajt e fundit është në rënie dhe që, sipas tij, është tregues për stabilizim të rrjedhave ekonomike.
Deputeti Spasovski, i cili e parashtroi pyetjen, reagoi se ministri ofron "fjalë të përgjithshme" dhe se gjendja në terren nuk korrespondon me atë që e prezanton Ministria.
Ai shtoi se secili qytetar e ndjen rritjen e çmimeve dhe se ministri lehtë mund të bindet. Lidhur me deklaratën e ministrit se Maqedonia ka çmime më të ulëta të derivateve në rajon, Spasovski tha se ky nuk është fakt dhe se për momentin dizeli në Slloveni është 1,52 ndërsa në Maqedoni 1,55 euro. ab/
Foto: printskrin