Durmishi: Mbledhje e KES të hënën, në rend dite edhe Shporta mesatare konsumatore
- – Të hënën, më 2 mars do të mbahet mbledhje e Këshillit Ekonomik – Social. Siç deklaroi për MIA-n ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në mesin e pikave të rendit të ditës do të jetë edhe Shporta mesatare konsumatorëtë cilën tashmë e përgatiti Qeveria, por ende e pret qëndrimin e punëdhënësve dhe sindikatave.
Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) – Të hënën, më 2 mars do të mbahet mbledhje e Këshillit Ekonomik – Social. Siç deklaroi për MIA-n ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në mesin e pikave të rendit të ditës do të jetë edhe Shporta mesatare konsumatorëtë cilën tashmë e përgatiti Qeveria, por ende e pret qëndrimin e punëdhënësve dhe sindikatave.
Në mbledhje të KES do të publikohet edhe shuma e saktë për të cilën do të rritet paga minimale.
“Shporta mesatare konsumatore është vënë tashmë në rend dite të KES-it, por ende nuk kemi përgjigje - propozime, vërejtje, sugjerime nga dy palët e tjera, punëdhënësit dhe sindikatat. Në këtë mbledhje, e cila do të mbahet më 2 mars, do ta vendos përsëri në rend dite për ta diskutuar. Në fund, kur ta finalizojmë, do të publikohet për publikun - shportë konsumatore që do të bazohet në të dhëna reale nga institucionet përkatëse. Nuk do të kemi shportë konsumatorë të bërë nga ndonjë profesor ose disa njerëz që nuk janë relevantë, domethënë nuk janë kontrolluar nga institucionet. Të mos mbjellim konfuzion tek qytetarët, por t'i bëjmë të ditur realisht se sa para duhet të ketë një familje me katër anëtarë për të kaluar një muaj”, tha Durmishi.
Ai përkujtoi se Qeveria deri më tani disa herë ka folur për shportën sindikale dhe i ka thënë vërejtjet e saja.
“Për shembull, ata i publikojnë të dhënat 10 ditë para fundit të muajit, marrin në konsideratë çmimet më të larta të produkteve ushqimore, si dhe llogaritin shpenzimet e qirasë. Sipas regjistrimit të vitit 2021, 90 për qind e popullsisë sonë jeton në shtëpi të tyre”, theksoi ministri.
Në lidhje me kërkesat e sindikatave për rritjen e pagës minimale, e përsëriti qëndrimin se Qeveria do ta mbështesë çdo zgjidhje për të cilën do të merren vesh punëdhënësit dhe sindikatat. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s