Durmishi: Kemi intensifikuar kontrollet inspektuese me qëllim respektimin e vazhdueshëm të të drejtave të punëtorëve dhe uljen e ekonomisë informale
- Kemi intensifikuar kontrollet inspektuese për të garantuar respektimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës dhe për të luftuar informalitetin në tregun e punës, informoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, duke uruar Ditën Ndërkombëtare të Punës.
Shkup, 1 maj 2026 (MIA) - Kemi intensifikuar kontrollet inspektuese për të garantuar respektimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës dhe për të luftuar informalitetin në tregun e punës, informoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, duke uruar Ditën Ndërkombëtare të Punës.
"Gëzuar 1 Majin - Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve! Në këtë ditë të veçantë, shprehim respektin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë punëtorët, të cilët me përkushtimin dhe angazhimin e tyre të përditshëm kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë. Gjatë kësaj periudhe, përmes dialogut social dhe marrëveshjeve kolektive, kemi arritur rritje të pagave në disa sektorë kyç, duke përmirësuar standardin e jetesës për mijëra punëtorë. Njëkohësisht, kemi intensifikuar kontrollet inspektuese për të garantuar respektimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës dhe për të luftuar informalitetin në tregun e punës", ka shkruar Durmishi në Fejsbulun e tij.
Përmes Planit Operativ për punësim dhe masave aktive në tregun e punës, kemi krijuar mundësi të reja për punësim, veçanërisht për të rinjtë dhe kategoritë e cenueshme.
"Angazhimi ynë mbetet i palëkundur për të ndërtuar një treg pune më të drejtë, më gjithëpërfshirës dhe me kushte dinjitoze për çdo punëtor", potencoi ministri.
Foto: Fejsbuku i ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.