• сабота, 16 мај 2026

Durmishi: Ballkani Perëndimor ka potencial - nevojitet besim për ta shndërruar atë në rritje

Durmishi: Ballkani Perëndimor ka potencial - nevojitet besim për ta shndërruar atë në rritje

Shkup, 28 prill 2026 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në "Kosova Finance Forum 2026", ku mbajti fjalim në temën "Ndërtimi i besimit në tregjet financiare në Ballkanin Perëndimor", informojnë nga Kabineti i tij.

Në fjalimin e tij, ministri Durmishi theksoi se ndërtimi i besimit është parakusht kyç për investime, zhvillim ekonomik dhe stabilitet, veçanërisht në kohë ndryshimesh dinamike ekonomike dhe gjeopolitike. Ai nënvizoi se integrimi evropian mbetet prioriteti jonë strategjik dhe nxitësi kryesor i reformave ekonomike, që synon krijimin e një sistemi të parashikueshëm, ekonomi transparente dhe konkurruese. 

Siç thuhet në kumtesë, ministri theksoi  se qasja në financa është thelbësore për zhvillimin industrial, me Qeverinë që punon në mënyrë aktive në krijimin e politikave që inkurajojnë investimet, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e industrive moderne. Në këtë drejtim, fokusi është në transformimin digjital dhe të gjelbër, si nxitës kryesorë të rritjes ekonomike.

"Durmishi informoi se përmes instrumenteve të reja financiare, grantet dhe mekanizmat e bashkë-investimit lehtësojnë qasjen në kapital, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat përfaqësojnë një shtyllë të ekonomisë. Në këtë drejtim, me krijimin e Agjencisë për Inovacion dhe Zhvillim – INOVA, forcohet mbështetja institucionale për inovacion, hulumtim dhe zhvillim", tha ai. 

Durmishi njoftoi se me ndryshimet e Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, të cilat do të hyjnë në fuqi nga viti 2026 dhe do të fokusohet në mbështetjen e investimeve që krijojnë vende të reja pune, avancim teknologjik dhe zhvillim rajonal.

Në pjesën e tregut të punës, ministri theksoi se janë siguruar 40 milionë euro për masa aktive të punësimit, të fokusuara te të rinjtë, trajnimet, rikualifikimi dhe mbështetja për vetëpunësim, me qëllim krijimin e vendeve të punës cilësore dhe të qëndrueshme.

Ai veçoi sektorët me potencial të lartë, si teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (ICT) dhe shërbimet e proceseve afariste (BPO), si shtytës të rëndësishëm të transformimit ekonomik dhe rritjes së konkurrueshmërisë së vendit.

Ministri Durmishi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke vlerësuar se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të arrijnë më shumë përmes veprimit të përbashkët.

"Ballkani Perëndimor ka potencial të madh ekonomik. Sfida jonë është ta shndërrojmë atë në investime konkrete, inovacione dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët tanë", përfundoi ministri Durmishi.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet e përkushtuar në krijimin e politikave që do ta forcojnë besimin në institucione, do të nxisin investime dhe do të sigurojnë rritje ekonomike stabile dhe gjithëpërfshirëse", thuhet në kumtesë. qa/

Foto: Ministria e Ekonomisë

 

Остани поврзан