Drejtoria e Doganave: Këtë vit për 11 milionë euro është rritur pagesa e impoortit të duhanit, në aksione janë parandaluar tetë tentativa për kontrabandë
- Drejtoria e Doganave njoftoi se për 11 milionë euro është rritur pagesa e të ardhurave nga importi i duhanit dhe prodhimeve të duhanit në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, me ç'rast vetëm mbi këtë bazë në Buxhet janë derdhur gjithsej 2.82 miliardë denarë ose 45,7 milionë euro.
Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Drejtoria e Doganave njoftoi se për 11 milionë euro është rritur pagesa e të ardhurave nga importi i duhanit dhe prodhimeve të duhanit në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, me ç'rast vetëm mbi këtë bazë në Buxhet janë derdhur gjithsej 2.82 miliardë denarë ose 45,7 milionë euro.
Paralelisht me pagesën e rritur janë përforcuar edhe kontrollet për parandalimin e tregtisë ilegale.

"Në këtë periudhë në tetë raste, u sekuestruan mbi një milion copë cigare dhe 225,6 kilogramë produkte duhani - duhan i prerë, duhan për nargjile dhe qese nikotine. Në katër raste është zbatuar një procedurë penale para-hetimore nga ana e Departamentit të Hetimeve pranë Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve dhe u ngritën kallëzime penale kundër katër personave fizikë dhe një personi juridik, thuhet në deklaratë.
Nga Drejtoria e Doganave theksojnë se këto veprime kanë për qëllim mbrojtjen e buxhetit të shtetit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. mb/
Foto: Drejtoria e Doganave