Drejtori i QMK-së në takim me Komitetin rajonal për kërkim dhe shpëtim ajror në Tiranë
- Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, sot në Tiranë, Republika e Shqipërisë, mori pjesë në takimin e 26-të të Komitetit Rajonal për Kërkim dhe Shpëtim Ajror (RASARAC).
Shkup, 6 maj 2026 (MIA) - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, sot në Tiranë, Republika e Shqipërisë, mori pjesë në takimin e 26-të të Komitetit Rajonal për Kërkim dhe Shpëtim Ajror (RASARAC).
Në takimin, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga vendet e rajonit, Ali, siç informojnë nga QMK-ja, kontribuoi në diskutimet në diskutimet mbi analizën e funksionimit të qendrave operative për kërkim dhe shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore civile.

Gjatë sesioneve të punës, secili shtet pjesëmarrës prezantoi përvojat, kapacitetet dhe sfidat e veta në menaxhimin e operacioneve SAR (Search and Rescue), me fokus të veçantë në koordinimin ndërkufitar, procedurat operacionale dhe përmirësimin e sistemeve të alarmimit dhe reagimit.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte avancimi i bashkëpunimit rajonal dhe rritja e efikasitetit në menaxhimin e situatave emergjente, në mënyrë që reagimi ndaj aksidenteve ajrore civile të jetë sa më i shpejtë, i koordinuar dhe efektiv.
Nga QMK-ja theksojnë se pjesëmarrja në këtë aktivitet konfirmon përkushtimin e institucioneve tona për të forcuar kapacitetet nacionale dhe rajonale në fushën e menaxhimit të krizave dhe sigurisë ajrore. ls/
Foto:QMK