Drejtori i QMK-së, Ali, ka nënshkruar marrëveshje kolektive me organizatat sindikale
- Hap i rëndësishëm drejt avancimit të të drejtave dhe pozitës së të punësuarve, si dhe forcimit të integritetit institucional është bërë sot në Qendrën për menaxhim me kriza. Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali nënshkroi marrëveshje kolektive me organizatat sindikale, duke vendosur në qendër të vëmendjes punonjësit si shtyllë kyçe e funksionimit të institucionit, kumtoi pasdite QMK.
Shkup, 23 prill 2026 (MIA) - Hap i rëndësishëm drejt avancimit të të drejtave dhe pozitës së të punësuarve, si dhe forcimit të integritetit institucional është bërë sot në Qendrën për menaxhim me kriza. Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali nënshkroi marrëveshje kolektive me organizatat sindikale, duke vendosur në qendër të vëmendjes punonjësit si shtyllë kyçe e funksionimit të institucionit, kumtoi pasdite QMK.
"Kjo marrëveshje mundëson një vlerësim më të drejtë dhe më të qëndrueshëm të punës, si dhe rritjen e dinjitetit profesional dhe motivimit të punonjësve. Shtatë për qind rritje të pagave nga paga e marsit 2026, shtatë për qind rritje të pagave nga paga e marsit 2027, shtatë për qind rritje të pagave nga paga e marsit 2028", shkruan në kumtesë.
Thuhet se marrëveshja është rezultat i dialogut social konstruktiv dhe koordinimit institucional, duke dëshmuar se përmes një qasjeje partneriteti arrihen zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejta.
"Ky hap paraqet kontribut të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi institucional më të fortë dhe më efikas, në shërbim të qytetarëve", njofton QMK-ja. bsh/
Foto: QMK