Drejtori i përgjithshëm i ANEB, Grosi ka shprehur optimizëm për progresin në përpjekjet mes SHBA-së dhe Iranit
- Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, është shprehur optimist për progresin në negociatat ndërmjet SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor të Teheranit, njoftoi DPA.

Romë, 20 prill 2025 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, është shprehur optimist për progresin në negociatat ndërmjet SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor të Teheranit, njoftoi DPA.
Ai në një intervistë për gazetën italiane "Republika" ka deklaruar se dy vendet janë të gatshme të diskutojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin për çështje specifike.
Bisedimet, të ndërmjetësuara nga Omani, pritet të vazhdojnë këtë të shtunë. Raundi i tretë do të mbahet në Muskat, pas bisedimeve të djeshme në Romë.
Grosi është i shprehur i kënaqur me progresin e arritur deri më tani, duke theksuar se negociatat ishin në prag të dështimit gjatë raundit të dytë.
"Kishte një rrezik real që gjithçka të shembet. Në vend të kësaj, fryma e Romës tregoi se përparimi ishte i mundur", shtoi Grosi. mb/
Foto: MIA