Dr. Stojanovski: Me zhvillim shëndetësor rajonal të barabartë nuk do të ketë lista të pritjes
- Centralizimi është katastrofik për kujdesin shëndetësor të Maqedonisë. Duhet të bëjmë regjionalizim dhe zhvillim shëndetësor rajonal të barabartë. Atëherë edhe listat e pritjes do të zhduken. Ky është modeli i Sllovenisë, nuk duhet të mendojmë shumë, duhet vetëm ta pranojmë. Pacienti duhet të marrë cilësi të njejtë të shërbimit dhe në vendin nga i cili vjen, deklaroi sot drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori", Sinisha Stojanovski.
Shkup, 13 maj 2026 (MIA) - Centralizimi është katastrofik për kujdesin shëndetësor të Maqedonisë. Duhet të bëjmë regjionalizim dhe zhvillim shëndetësor rajonal të barabartë. Atëherë edhe listat e pritjes do të zhduken. Ky është modeli i Sllovenisë, nuk duhet të mendojmë shumë, duhet vetëm ta pranojmë. Pacienti duhet të marrë cilësi të njejtë të shërbimit dhe në vendin nga i cili vjen, deklaroi sot drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori", Sinisha Stojanovski.
Para një, një viti e gjysmë, theksoi ai, nuk isha as pjesë e menaxhmentit të këtij spitali kur folëm për strategjinë kombëtare të shëndetësisë, nuk duhet të lejojmë që gjithçka të centralizohet në Shkup.
"Edhe në këtë spital, edhe në spitalet tjera të Shkupit, edhe në Qendrën Klinike vijnë pacientë nga e gjithë Republika. Listat e pritjes krijohen në atë mënyrë. Në disa nga spitalet në brendësi nuk ka lista të pritjes. Pacientët drejtohen këtu. Pacienti duhet të marrë cilësi të njejtë të shërbimeve edhe në vendin nga i cili vjen. A do ta bëjmë këtë me rotacion të stafit, a do ta bëjmë me ekipim edhe të qendrave që janë jashtë Shkupit, duhet të ulemi dhe të dakordohemi. Vetëm atëherë listat e pritjes do të përgjysmohen", tha dr. Stojanovski.
Ai theksoi se nuk mund të pritet që lista e pritjes në SPQ "8 Shtatori" të ulet nëse atje pacientët janë nga Strumica, Shtipi, Velesi, gjithë Lindja, gjithë Perëndimi, e njejta gjë është edhe në Qendrën Klinike, si dhe në Klinikën për Sëmundje Krirugjike "Shën Naum i Ohrit".
"Listat krijohen sepse numri i personelit shëndetësor nuk mund të bëjë mrekulli. Aq janë 24 orë në ditë, aq është mundësia të bëhen ndërhyrje operative. Në shëndetësi mundon staf, nuk mungojnë kushte. Kushtet që i shihni sot vetëm do të jenë vlerë e shtuar. Duhet të ekipohemi në mënyrë kadrovike", theksoi dr. Stojanovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të pjesës së rikonstruuar të spitalit SPQ "8 Shtatori".
Ai shtoi se duhet të bëhet regjionalizimi i shërbimeve me rotacion të stafit dhe ekipim të qendrave jashtë Shkupit. sa/
Foto: MIA