• сабота, 16 мај 2026

Dr. Bashkim Shabani me apel drejtuar qytetarëve: Një donator mund të shpëtojë më shumë jetë, ky është akt solidariteti, empatie dhe humanizmi

Dr. Bashkim Shabani me apel drejtuar qytetarëve: Një donator mund të shpëtojë më shumë jetë, ky është akt solidariteti, empatie dhe humanizmi

Shkup, 7 maj 2026 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të fushatës "Dhurimi i organeve i jep kuptimin më të lartë njerëzimit!", bëri apel për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e dhurimit të organeve dhe transplantimit kadaverik.

Në kuadër të një fushate të gjerë për promovimin e dhurimit të organeve, e cila realizohet nën moton “Dhurimi i organeve i jep kuptimin më të lartë humanizmit!”, mjekët që janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këtë proces apelojnë se pikërisht dhurimi i organeve është akti më human dhe më fisnik që një njeri mund të bëjë për të vazhduar jetën e një tjetri.

"Me dhurimin e organeve ne mund të shpëtojmë jetë dhe t’u japim një shans të dytë të gjithë atyre që luftojnë me sëmundje të rënda. Fatkeqësisht, shumë pacientë çdo ditë përballen me pasiguri dhe e humbasin shpresën për shkak të mungesës së donatorëve, prandaj është shumë e rëndësishme të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e transplantimit kadaverik në shoqërinë tonë. Një donator mund të shpëtojë disa jetë, ky është një akt solidariteti, humanizmi dhe dashurie për jetën. Biseda me familjen për këtë temë dhe informimi për mundësitë e dhurimit janë hapa të rëndësishëm drejt ndryshimit. Të tregojmë se jemi një shoqëri që kujdeset për njëri-tjetrin. Aty ku një jetë përfundon, mund të fillojë një tjetër. Prandaj, të dhurojmë jetë, bëhu hero!”, thekson dr. Bashkim Shabani, bashkëpunëtor shkencor dhe drejtor i Klinikës së Urologjisë", bashkëpunëtor shkencor dhe drejtor i Klinikës së Urologjisë.

Në këtë drejtim, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, thekson se mesazhi i mjekëve që çdo ditë përballen me pacientë që presin transplantim është thirrja më e fortë për rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror për nevojën e dhurimit të organeve.

"Dhurimi i organeve është një vendim thellësisht njerëzor me të cilin shpresa vazhdon të jetojë. Detyrimi ynë si institucione është të zhvillojmë sistemin, të punojmë për rritjen e besimit dhe të krijojmë një kulturë në të cilën dhurimi i organeve do të njihet si akt solidariteti, empatie dhe respekti më të lartë ndaj jetës", thekson ministri Aliu. fc/

Foto/video: Ministria e Shëndetësisë

https://www.youtube.com/watch?v=IbJOIyzKyRQ



Остани поврзан