• вторник, 21 април 2026

DPHM: Mot më i freskët dhe jostabil, deri të mërkurën lokalisht me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erëra të forta

DPHM: Mot më i freskët dhe jostabil, deri të mërkurën lokalisht me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erëra të forta

Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, deri të mërkurën do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet me reshje dhe paraqitje të bubullimave të kohëpaskohshme. 

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kumtoi se proceset në disa vende do të jenë më intensive në formën e stuhive me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erëra të forta, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. 

"Temperatura e mëngjesit do të jetë në rënie. Do të fryjë erë veriore, e cila të enjten do të jetë më e përforcuar, herë pas here e fortë, informoi DPHM-ja. 

Në Shkup deri të mërkurën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme dhe kushte për bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi. Do të fryjë erë nga drejtimi verior. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан