• сабота, 16 мај 2026

Doku vazhdon pasigurinë rreth titullit në Premier ligë

Doku vazhdon pasigurinë rreth titullit në Premier ligë

Liverpul, 5 maj 2026 (MIA) – Me golin e Xheremi Dokut në kohën shtesë të pjesës së dytë, Mançester Siti mbeti i pamposhtur si mysafire ndaj Evertonit me çka ndeshja përfundoi me rezultat 3:3. Me këtë rast "qytetarët" janë pesë pikë prapa liderit, Arsenalit dhe një ndeshje më pak deri në fund të Premier ligës.

Mançester Siti krijoi epërsi me golin e Dokut në minutën e 43-të. Megjithatë, në pjesën e dytë, mbrojtja e Mançester Sitit bëri gabime dhe Evertoni siguroi avantazh 3:1. Në minutën e 68-të, Mark Gea bëri një gabim dhe Tiemo Bari barazoi në 1:1, derisa pesë minuta më vonë pas një goditje nga këndi, Xhej O,Braen solli epërsinë 2:1 për Evertonin. Ekipi vendas siguroi avantazh 3-1 me golin e dytë të Barit në minutën e 81-të, ndërsa Erling Haland uli rezultatin në 3-2 në minutën tjetër i ndjekur nga goli i dytë i Dokut për 3-3.

Arsenali ka 76 pikë, Siti 71, ndërsa Arsenali ka diferencë më të mirë golash. 

Foto: EPA

Остани поврзан