Dogana: Për dy javë janë parandaluar katër tentime për kontrabandim të arit
- I ndjekim ngjarjet dhe trendet në botë dhe vendosim profile adekuate të rreziqeve. Gjatë dy javëve të shkuara në vendkalimin kufitar Aeroporti ndërkombëtar Shkup u zbuluan tre tentime për kontrabandim të arit me peshë prej 285 gramëve dhe me vlerë prej 23 mijë eurove. Këtë, kumtoi sot Drejtoria e doganave, e ceki drejtori i DD-së, Boban Nikollovski gjatë pjesëmarrjes në emision në TVM 1.
Shkup, 17 prill 2026 (MIA) - I ndjekim ngjarjet dhe trendet në botë dhe vendosim profile adekuate të rreziqeve. Gjatë dy javëve të shkuara në vendkalimin kufitar Aeroporti ndërkombëtar Shkup u zbuluan tre tentime për kontrabandim të arit me peshë prej 285 gramëve dhe me vlerë prej 23 mijë eurove. Këtë, kumtoi sot Drejtoria e doganave, e ceki drejtori i DD-së, Boban Nikollovski gjatë pjesëmarrjes në emision në TVM 1.
Drejtoria e doganave, paraprakisht, informoi edhe për tentim të parandaluar për kontrabandim të arit në Bogorodicë. Ari është konfiskuar në të gjitha rastet, ndërsa kundër të dyshuarve janë parashtruar padi penale.
Drejtori i doganave përkujtoi edhe për rastin në të cilin nëpunës doganorë në Aeroportin ndërkombëtar Shkup parandaluan kontrabandim të 1,7 kg stoli të vlefshme ari, që gjatë procedurës penale nga ana e ekspertit gjyqësor u vlerësua në shumë prej pothuajse gjysmë milioni euro. ab/
Fotо: Drejtoria e doganave