• среда, 25 септември 2024

Dizharik: KB-ja nuk do të hyjë në territorin e rajonit të Kurskut nën kontrollin e Ukrainës pa leje ruse

Dizharik: KB-ja nuk do të hyjë në territorin e rajonit të Kurskut nën kontrollin e Ukrainës pa leje ruse

 Nju-Jork, 17 shtator 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara janë të gatshme të hyjnë në territorin e rajonit e Kurskut të Federatës Ruse nën kontrollin e Ukrainës, por për këtë organizatës i nevojitet leje ruse, deklaroi zëdhënësi i KB-së, Stefan Dizharik. duke komentuar ftesën e Ministrisë ukrainase të Punëve të Jashtme drejtuar KB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të vizituar Kurskun për "masa për përgjigje humanitare".

"Ukraina i respekton detyrimet e saj ndërkombëtare në fushën e së drejtës ndërkombëtare humanitare për territoret e pushtuara ruse, ndaj ka ftuar KB-në dhe KNKK-në që t'i bashkohen masave të përgjigjes humanitare dhe t'i ndjekin", deklaroi Dizharik, transmeton Zëri i Amerikës. 

 Javën e kaluar, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq  dënoi bombardimin e një autokolone të ndihmave humanitare, ku humbën jetën tre dhe plagosi dy punëtorë të tjerë të organizatës. Por,  në kumtesë nuk përmendet se kush mund të ketë qëlluar në makinë apo kë po bëjnë thirrje pikërisht për të respektuar punën e organizatave humanitare.

Autoritetet ukrainase më vonë njoftuan se rusët kishin qëlluar me artileri në kamionin me ndihma, ndërsa  liderët evropianë dënuan sulmin rus. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан