Dizeli lirohet për katër denarë
- Prej sonte në mesnatë dizeli do të lirohet për 4 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 lirohet për gjysmë denari për litër, vendosi sot KRRE. Me këtë vendim bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.78 për qind.
Shkup, 11 maj 2026 (MIA) - Prej sonte në mesnatë dizeli do të lirohet për 4 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 lirohet për gjysmë denari për litër, vendosi sot KRRE. Me këtë vendim bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.78 për qind.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) është 89,5 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 86,5, çmimi i EUROSUPER BS - 95 nuk ndryshon dhe mbetet 85 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-s për 4,5 denarë lirohet edhe çmimi i shitjes së vajit për Djegie Ekstra i Lehtë (EL-1) dhe do të shitet 94 denarë. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit M-1 NS, përsëri, shtrejtohet pë 0,248 denarë dhe do të jetë 49,968 denarë për kilogram.
Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë ulur mesatarisht me 0,444 për qind për benzinën, 6,073 për qind për naftën dhe 6,495 për qind për vajin ekstra të lehtë, ndërsa tek mazuti ka rritje për 0,791 për qind. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit, me të cilin u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,1199 për qind. Ata theksojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës dhe shtojnë se tregtarët me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport mund t’i përcaktojnë çmimet e produkteve të veçanta edhe më ulët se çmimet maksimale të përcaktuara.
Në pjesën më të madhe të pompave të benzinës në vend, dizel ishitet për tre denarë më lirë, ndërsa benzina për dy denarë më lirë se çmimi maksimal i përcaktuar nga KRRE. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s