Dita botërore e veshkave 2026: "Shëndeti i veshkave për të gjithë: Kujdes për njerëzit, mbrojtje e planetit"
- Shoqata e pacientëve me sëmundje të veshkave „Nefron“ me rastin e Ditës Botërore të Veshkave në Maqedoni sot organizon aktivitet në Shkup me moton “Shëndeti i veshkave për të gjithë: Kujdesi për njerëzit, mbrojtja e planetit”.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Shoqata e pacientëve me sëmundje të veshkave „Nefron“ me rastin e Ditës Botërore të Veshkave në Maqedoni sot organizon aktivitet në Shkup me moton “Shëndeti i veshkave për të gjithë: Kujdesi për njerëzit, mbrojtja e planetit”.
Në hapjen e aktivitetit, siç njoftoi organizatori, do të flasin ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu; drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore të Maqedonisë, Sasho Klekovski; drejtori i Klinikës Universitare për Nefrologji, ISHP, Nikolla Gjeorgjievski, kryetari i Shoqatës maqedonase për Nefrologji, Dializë, Transplantim dhe Organe Artificiale, Goce Spasovski dhe kryetari i Shoqatës NEFRON, Dushko Gjorgjiev.
Në nggjarje është parashikuar diskutim interaktiv kushtuar sëmundjeve të veshkave (parandalimi, zbulimi i hershëm, trajtimi) dhe sfidave me të cilat përballen pacientët me veshka, në të cilin, siç është njoftuar, do të marrin pjesë anëtarë të Shoqatës Nefron, pacientë dhe në dializë, marrësit e transplantit të veshkave, donatorët e organeve, si dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore, kompanitë mjekësore, Koordinatori kombëtar i transplantit dhe qendrat e dializës.
Qëllimi është të përmirësohet kujdesi dhe trajtimi i pacientëve me veshka në Maqedoni përmes diskutimeve të përbashkëta. mb/
Foto: Poster i Shoqatës "Nefron"